Shqip
Privatësia e regjistrimit e anëtarëve të Panelit e-Research-Research-Global

e-Research-Global.com Inc mbron privatësinë e anëtarëve të panelit, duke:

  • NMos publikuar emrin tuaj, email adresën, postën, numërin e telefonit ose çdo të dhënë tjetër tuaj, përveç në raste kur ato kërkohen në bazë ligjore.  
  • Përdorim vetëm përbledhjet statistikore për raportim, ndërsa të dhënat tuaja personale mbeten private dhe të sigurta.
  • Të dhenat tuaja nuk janë në shitje për pale të tretë.

e-Research-Global.com Inc vepron konform standardeve etike të Asociacionit Amerikan për Opinion Publik (American Association for Public Opinion), Shoqatës Evropiane për hulumtim tregu (European Society for Marketing Research) si dhe Asociacionit për online hulumtime tregu (Marketing Research Association for online surveys).

Të dhënat e anëtarëve të e-Research-Global.com Inc. janë të ruajtura në serverët e vendosur në SHBA. Anëtarët që janë rezident jashtë SHBA duhet të jenë të vetëdijshëm se të dhënat e tyre do të transferohen dhe eksportohen në SHBA.
 
e-Research-Global.com Inc. vepron konform rregullave për mbrojtjen e të dhënave të parapara në Safe Harbor Frameworks në SHBA, BE dhe midis SHBA dhe Zvicrës, të cilat janë të përcaktuara nga Departamenti SHBA për tregëti në lidhje me grumbullimin, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave personale.
 
Përdorimi i të dhënave personale nga e-Research-Global.com Inc. ndodh në rast të përzgjedhjes së anëtarëve për anketa në bazë të kërkesave hulumtuese të klientëve dhe partnerëve.

"Cookies" të e-Research-Global.com Inc. janë atje për të identifikuar një përdorues (të domosdoshëm) dhe mënyrën se si përdoret faqja, dhe NUK përdor "cookies të synimeve të dhënësit ose funksionale".
 
e-Research-Global.com Inc përdor "Geo Location" vetëm për qëllim të përcaktimit të vend të anëtarit.
 
e-Research-Global.com Inc shkatërron të gjithë informacionin personal, duke përfshirë adresën e emailit të anëtarit kur anëtari është hequr / anuluar / fshirë nga paneli. Asnjë informacion anëtar nuk mbahet.

e-Research-Global.com Inc posedon masa sigurie për mbrojtje nga humbja, keqëpërdorimi apo falsifikimi i të dhënave tuaja. Ju lutemi, që të keni vëmendje pasi dërgimi i të dhënave nëpërmjet internetit ka edhe elemente reziku.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:

Thomas E. Johnson, Ph.D.
Kryetari
drjohn@e-research-global.com

Bashkangjitu tani!