
e-Research-Global.com siguron online anketa nga konsumatorët për grumbullimin e të dhënave për akademik, hulumtim tregu, organizata qeveriater dhe organizata jofitimprurëse. Klientët tanë kanë në dispozicion shërbimet tona për strehim të anketave, sistemet e tyre për strehim të anketave ose sistemet e kompanive tjera për strehim të anketave.
Epërsitë e e-Research-Global.com janë:
-
- Një Panel i madh dhe global për përdoruesit e online anketave – Shiko blloqet
- Paneli për rekrutim online të pjesëmarrësve në anketa
- Zgjedhje e dyfishtë e antarëve të Panelit për anketa
- Email adresa të verifikuara nga anëtarët e Panelit
- Mbrojtja e privatësisë së anëtarëve të Panelit për anketa
- Zgjedhje e rastësishme e anëtarëve të Panelit për anketa
- Ftesë për pjesëmarrje në online anketa për anëtarët e përzgjedhur të Panelit
- Identifikimi unik i përdorur në ftesat elektronike për pjesëmarrje në anketa mundëson vetëm anketimin e anëtarëve të përzgjedhur.
- Mostra të përshtatshme për online anketa – ekzaminim – targetim (për shembull , femra nga 18 deri 24 vjet)
- Klientët paguajnë vetëm për anketat e plotësuara në mënyrë të saktë.
- Pjesëmarrësit në anketa fitojnë para (stimulim) nga e-Research-Global.com
e-Research-Global.com azhuron të dhënat e anëtarëve me ndihmën e [Panelist Profile CheckerTM]. Anëtarët mund në çdo kohë të lidhen në llogarinë e tyre dhe të azhurojnë apo ndryshojnë të dhënat e tyre. Herë pas here anëtarëve pas përfundimit të anketës ju sigurohet lidhje për tu lidhur në llogarinë e tyre dhe të azhurojnë apo ndryshojnë të dhënat e tyre.
Herë pas here e-Research-Global.com poashtu dërgon email anëtarëve duke i ftuar ata që të azhurojnë apo ndryshojnë të dhënat e tyre. Anëtarët nuk kanë ndikim në përzgjedhjen e tyre, pasi sistemi ynë për përzgjedhje të rastësishme funksionon në bazë të kriteriumeve të mostrës për përzgjedhjen e anketuesve. Sistemi poashtu kontrollon regjistrimet e dyfishta dhe në këtë mënyrë mundëson një përzgjedhje të rastësishme të vërtetë.
e-Research-Global.com bashkëpunon me ofrues tjerë të online mostrave. Me ndihmë të tehnologjisë tone për online anketa dhe bashkimin e online mostrave,
e-Research-Global.com asiston në gjetjen e shumicës së mostrave edhe nëse ata nuk janë pjesë e bazës së të dhënave tona.
e-Research-Global.com për klientët mund të krijoj një Panel të përshtatshëm për online anketa ose një online grup duke rekrutuar anëtarë të ri në bazë të klërkesave të klientëve.
Paneli e-Research-Global.com – Pyetjetdhe përgjigjet më të shpeshta për të ndihmuar përdoruesit e online mostrave të bazuara në ESOMAR pyetjet për blerësit.
Për ofertë të shërbimeve, ju lutemi dërgoni email info@e-research-global.com